Studimi/ Nënat ulin nivelin e stresit tek vajzat e tyre qoftë edhe përmes telefonatës

Një studim zbuloi se telefonata e nënës mund të jetë po aq ngushëlluese sa edhe kontakti fizik për vajzën e saj. Studiuesit në Universitetin e Wisconsin-Madison zbuluan se telefonatat nga nënat lëshonin nivele të ngjashme të oksitocinës tek vajzat njësoj sikur ta kishin nënën afër.
Në studim morën pjesë 61 vajza të moshës 7-12 vjeç, të cilat ishin të stresuara duke mbajtur fjalime dhe duke zgjidhur probleme matematikore përpara të panjohurve. Më pas ato ngushëlloheshin ose nga kontakti fizik me nënat e tyre, ose nga telefonatat me to. Një grupi tjetër, atij neutral, iu dha të shikohej një film, për qetësi.
Rezultati?
Nivelet e oksitocinës u rritën në mënyrë të ngjashme në dy grupet e para, por jo në të tretin. Pra në grupin e vajzave që takonin nënat e tyre dhe në grupin që flisnin në telefon, oksitocina u rrit. Rritja e këtij hormoni çoi në një ulje të kortizolit, hormonit të stresit.
Studimi nxjerr në pah lidhjen e fuqishme emocionale mes nënave dhe vajzave, qoftë edhe përmes një telefonate.