Stil jete

Studimi për Post-Covid/ Njerëzit do të qëndrojnë beqarë, çfarë do të ndryshojë në jetën e grave dhe për lindjet

Studimi për Post-Covid/ Njerëzit do të qëndrojnë

Pasojat psikologjike nga pandemia do të bëjnë që numri i lindjeve të bie, njerëzit të qëndrojnë beqarë për më gjatë dhe gratë të shihen më shumë si një objekt seksual, sipas parashikimit të ekspertëve.

Ekspertët nga SHBA-të rishikuan 90 studime që të mund të parashikojnë se si COVID-19 mund të zhvendosë sjelljet shoqërore dhe normat gjinore, madje edhe midis atyre që nuk janë infektuar.

Ata presin që shtatzënitë e planifikuara të ulen në përgjigje të krizës globale shëndetësore, ndërsa njerëzit shtyjnë martesën dhe planet për t’u bërë prindër, duke ndikuar kështu në uljen e popullsisë.  

Rënia e nivelit të lindjeve do të ketë ndikime të mëdha në shoqëri dhe ekonomi, duke ndikuar nga mundësitë për vendet e punës dhe mbështetja për të moshuarit.

Për më tepër, ndarja e pabarabartë e punëve të shtëpiake mund të shohë rritjen e pabarazisë gjinore dhe nxitjen e një konservatizmi social.

Studimi për Post-Covid/ Njerëzit do të qëndrojnë

Në shumë mënyra, studiuesit vunë në dukje se 'pandemia është bërë një eksperiment social në të gjithë botën', rezultatet e të cilave nuk kanë mbaruar ende.

“Pasojat psikologjike, sociale dhe shoqërore të COVID-19 do të jenë shumë afatgjata. Sa më gjatë të vazhdojë virusi, aq më të rrënjosura ka të ngjarë të jenë këto ndryshime”, tha autorja e studimit dhe psikologia Martie Haselton e Universitetit të Kalifornisë në Los Anxhelos.

Çiftet që takoheshin vetëm virtualisht gjatë karantinës mund ta shohin veten të zhgënjyer, kur u ndodhën përballë njëri-tjetrit në botën e jashtme.

“A ka një çift kimi? Nuk mund t’i përgjigjeni kësaj nga ‘Zoom’”, tha profesori Haselton.

Mungesa e ndjesive për shkak të marrëdhënieve që janë zhvendosur në botën virtuale ka të ngjarë të çojë në idealizimin e tepruar të partnerëve të mundshëm, një keqkuptim që mund të thotë se lidhja mund të mos mbijetojë kur takimi pastaj kalon në botën reale.

Studimi për Post-Covid/ Njerëzit do të qëndrojnë

Kjo - dhe mundësitë e humbura për njohje të reja jashtë teknologjisë- mund të rezultojë që njerëzit të mbeten beqarë për më shumë kohë.

Ndryshe nga krizat e kaluara, pandemia nuk po i bën njerëzit bashkë dhe nuk po nxit një rritje të dhembshurisë ose ndjeshmërisë.

Ekipi i studiuesve vuri në dukje se pandemia ka ndikuar më negativisht veçanërisht për gratë, të cilat ishin, madje edhe para pandemisë, më të stresuara nga martesa, karriera dhe detyrimet familjare.

Izolimi dhe mbyllja e shkollës, për shembull, i ka ngarkuar gratë me përgjegjësi më të mëdha në fushat e kujdesit dhe edukimit të fëmijëve.

Sipas Haselton, ndikimet e kësaj tashmë janë ndjerë. Për shembull, në fushën e akademisë gratë studiuese duket se botuan më pak artikuj ndryshe nga homologët e tyre burra.

Rrënjët e kësaj pabarazie nuk janë të lidhura vetëm në rolet tradicionale gjinore: "Gjatë gjithë historisë evolucionare, aftësia riprodhuese e një gruaje varet nga suksesi i secilit pasardhës individual në një masë më të madhe se sa një burrë," shkruan ata”. Dhe sipas studiuesve kjo prirje mund të çojë në një prapambetje në një shkallë të gjerë drejt normave gjinore "tradicionale", ku gratë përfundojnë të varura nga burrat e tyre si "shtëpiake".

Një pasojë e pandemisë, pra, mund të jetë një reduktim i tolerancës në një varg problematikash për të detyrat dhe të drejtat e grave./ Burimi Daily Mail