Stil jete

Studimi që zbulon një aftësi të derrave: Janë negociator për paqe! Se si, e tregon artikulli

Studimi që zbulon një aftësi të derrave: Janë

“Më pëlqejnë derrat. Qentë na shikojnë lart, macet na shikojnë nga lart, por derrat na trajtojnë si të barabartë”, mendohet të ketë thënë dikur Winston Churchill.

Nuk është shumë e qartë nëse bashkëkohësi i Churchillit, George Orëell, i pëlqente gjithashtu derrat, por, edhe ai, me siguri pa në to diçka që u mungonte kafshëve të tjera shtëpiake. Ndaj edhe i përfshiu në romanin e tij alegorik, “Ferma e kafshëve”. Derrat janë krijesë sociale inteligjente.

Dhe, si të gjitha kafshët, ato ndonjëherë luftojnë. Një studim i sapo botuar në Animal Cognition nga Ivan Norscia, një antropolog në Universitetin e Torinos, në Itali, dhe kolegët e tij, panë se si një grup prej 104 derrash u përpoqën të zgjidhnin konfliktet. Në total, Dr Norscia dhe ekipi i tij studiuan detajet e 216 konflikteve të derrave gjatë gjashtë muajve.

Disa derra priren të jenë agresorë; të tjerët priren të jenë viktima. Kjo varet nga pesha. Mes derrave (si midis shumë kafshëve), kilogramët do të thonë fuqi. Agresori mund të kafshojë, shkelmojë, përplaset ose ngrejë viktimën. Shumica e konflikteve përfunduan punë sekondash, por disa zgjatën një ose dy minuta.

Megjithatë, shumë nga konfliktet kishin palë të interesuara, përtej protagonistëve. Prandaj ai donte të kuptonte rolin e këtyre kalimtarëve në zgjidhjen e grindjeve - dhe çfarë thotë kjo për aftësitë njohëse të derrave.

Meqenëse zakonisht nuk kishte kohë të mjaftueshme që një derr kalimtar të ndërhynte gjatë një konflikti, ai dhe kolegët e tij panë se çfarë ndodhi në tre minutat direkt pas një ndërveprimi agresiv. Zakonisht pajtimet midis derrave që janë të afërm, ndodhin më shpejt.

Në raste të tjera, ndërhynte një derr i tretë. Ndonjëherë ky kalimtar vepronte si paqebërës, duke u angazhuar me agresorin dhe duke zvogëluar numrin e sulmeve të mëvonshme në krahasim me atë që mund të pritej. Ndonjëherë, përkundrazi, kalimtari angazhohej për të qetësuar viktimën. Kjo dukej se e qetësonte viktimën, sepse reduktonte sjelljen e lidhur me ankthin, si dridhjet dhe gërvishtjet.

Megjithatë, inteligjenca sociale nuk duket të jetë tërësisht altruiste. Derrat kishin më shumë gjasa të ndërhynin pas një konflikti nëse ishin të lidhur ngushtë, ose me agresorin, ose me viktimën.