Stil jete

Suksesi i Mbretërisë së Bashkuar kundër duhanpirjes: faktet shkencore, informimi dhe përqafimi i alternativave më pak të dëmshme

Suksesi i Mbretërisë së Bashkuar kundër duhanpirjes: faktet

Në periudhën e fundit, shumë vende në mbare botën kanë shtuar përpjekjet për t'i nxitur duhanpirësit të lenë duhanin. Nëqoftëse kjo nuk arrihet të përqafojnë alternativa më pak të dëmshme. Një numër I madh fushatash ndërgjegjësuese që janë nisur nga qeveri të ndryshme janë refuzuar e janë cilësuar si ‘të dështuara’ dhe të tjera kanë krijuar debate të gjata nëse do të sjellin rezultat apo jo.

Një nga problemet kryesore me të cilat përballen shtetet është ai i bashkimit dhe arritjes së një marrëveshjeje ndërmjet të gjithë aktorëve; ministritë, përfaqësuesit e industrisë, entet rregullatore etj mbi këto politika.

Megjithatë, jo shumë prej tyre kanë arritur të përparojnë dhe të arrijnë objektivin për të ulur normën e duhanpirjes në vendet ku janë zbatuar për shkak të faktorëve të ndryshëm që i rrethojnë. Por duket se disa qeveri si Suedia, Mbretëria e Bashkuar apo Australia kanë gjetur çelësin që të ulin ndjeshëm numrin e duhanpirësve.

Rasti suedez përdoret si shembull suksesi, pasi është shpallur vendi i parë në botë ‘pa tym’ sipas Organizatës Botërore të Shëndetit (ku më pak se 5% e popullësisë pi duhan), por dhe vende të tjera si Mbretëria e Bashkuar duket se kanë gjetur ekuilibrin mes ndalimit, informimit të qytetarëve dhe ofrimit të alternativave për duhanpirësit.

Mbretëria e Bashkuar: shembulli ideal sipas ekspertëve

Duke parë Mbretërinë e Bashkuar kuptojmë se politikat e aplikuara po japin rezultate shumë pozitive. Ndyshe nga shume qeveri të tjera evropiane, Mbretëria e Bashkuar ka zgjedhur, për më shumë se një dekadë, të promovojë produktet alternative kundrejt duhanit tradicional, duke rritur ndërgjegjësimin për këto produkte.

Raportet e publikuara theksojnë se alternativa më e mirë për duhanpirësit është padyshim që ta lënë plotësisht duhanin, por nëse nuk munden për arsye të ndryshme ose zgjedhin të mos e lenë duhanin, ekzistojnë alternativa më pak të dëmshme se duhani tradicional, kjo e provuar dhe me fakte shkencore.

Për ta bërë këtë, ata kanë qenë përgjegjës për informimin e popullatës për efektet pozitive dhe negative të përdorimit të këtyre alternativave, kryesisht të cigares elektronike, por edhe qeskave të nikotinës apo snus-it, të cilat kanë pasur një sukses të madh në Suedi. Ndër të tjera, qeveria britanike vitin e kaluar njoftoi se do të ofronte cigare elektronike falas për një në pesë duhanpirës, si dhe do të ofronte stimuj për gratë shtatzëna për të lënë duhanin.

Gjithashtu Mbretëria e Bashkuar ka njoftuar se midis 2021 dhe 2022, 68 milionë paund u ndanë për të vazhduar promovimin më qëllim që qytetarët të ‘brakstisin’ duhanin tradicional. Duke arritur që më shumë se 100,000 persona ta lënë përgjithmonë duhanin.

"Produktet alternative kanë afërsisht 90-95% më pak toksina sesa duhani që digjet" shprehet Dr. Fernando Fernández Bueno, Zëdhënës për Platformën për Reduktimin e Dëmit nga Duhani.

Kohët e fundit, Europa Press publikoi deklaratat e disa mjekëve dhe ekspertëve të njohur ndërkombëtarisht; Dr. Fernando Bueno dhe Dr. Javier Nieto, nefrolog dhe President i Shoqatës Castilian-Manchegan të Hipertensionit dhe Rrezikut Kardiovaskular, ku të dy treguan mbështetjen e tyre për alternativat si një zgjidhje për të përmirësuar shëndetin e duhanpirësve dhe për të reduktuar rrezikun e prekjes nga sëmundjet që shkakton duhanpirja.

"Ka alternativa që janë më pak të dëmshme se duhani tradicional. Produktet alternative kanë përafërsisht 90-95% më pak toksina sesa duhani i djegur," tha Dr. Fernando Bueno. Nga ana e tij, Dr.Nieto theksoi se “nga pikëpamja e zhvillimit të kancerit apo sëmundjeve kardiovaskulare, me të dhënat që disponojmë sot, ato shkaktojnë potencialisht më pak sëmundje”.

“Pirja e duhanit dhe marrja e nikotinës nëpërmjet produkteve me ngrohje apo nëpërmet qeskave të nikotinës nuk është njësoj’’ - thotë Bueno, i cili këmbëngul se duhet t'i bëhet e qartë popullatës duhanpirëse se "ajo që vret pacientët nuk është nikotina, po kimikatet që çliron duhani kur digjet’

Ai gjithashtu thekson se "ekzistojnë opsione të konsumimit të nikotinës pa tym që po arrijnë rezultate të shkëlqyera të tilla si snus ose qeskat e nikotines", në Suedi, një vend ku prekja nga kanceri është 30% më e ulët se mesatarja në Komunitetin Ekonomik Evropian".

Megjithatë, ata pranojnë se ka një debat të vërtetë dhe polemika në lidhje me këto alternativa dhe theksojnë se "shumë njerëz janë në favor të këtyre produkteve për shkak të potencialit të tyre për të reduktuar këtë rrezik" dhe këmbëngulin që këto alternativa "janë vetëm të destinuara për popullatën duhanpirëse, jo për pjesën tjetër".