Stil jete

Supermani i ri është biseksual. Dean Cain akuza "DC Comics": Kjo s’tregon as trimëri, as guxim

Supermani i ri është biseksual. Dean Cain akuza "DC Comics":

Aktori i mëparshëm i Superman-it, Dean Cain, ka akuzuar DC Comics se po ndjek një “bandwagon” (njerëzit ndërmarrin një veprim vetëm sepse është trend) kur zbuloi se spiderman fundit do të jetë biseksual.

Cain, i cili luajti Superman në vitet 1990, tha se lëvizja mund të ishte "trimëri" 20 vjet më parë, por jo tani.

Supermani i ri është biseksual. Dean Cain akuza "DC Comics":

"Ata thanë se është një drejtim i ri i guximshëm. Unë nuk mendoj kështu. Unë nuk mendoj se është veprim i guximshëm apo ndonjë drejtim i ri i çmendur. Nëse ata do ta kishin bërë këtë 20 vjet më parë, mbase do të ishte e guximshme. Por trim do të ishte që ai të luftonte për të drejtat e homoseksualëve në Iran."

Supermani i ri do të përfshihet në një lidhje romantike me mikun e tij, një reporter me flokë rozë të quajtur Jay Nakamura.

Tiranapost.al