Stil jete

Supermodelja britanike sot 69 vjeç thotë se po aplikon të punojë në një supermarket

Supermodelja britanike sot 69 vjeç thotë se po aplikon të

Ajo ishte një nga supermodelet origjinale në vitet `90. Ka treguar gjithmonë për lidhjet e saj me burra të famshëm, duke përfshirë Marlon Brando, Warren Beatty dhe lojtarin e kriketit, më vonë kryeministër i Pakistanit, Imran Khan.

Supermodelja britanike sot 69 vjeç thotë se po aplikon të

Megjithatë, Marie Helvin tani tashmë në moshë të thyer po mendon të aplikojë për një punë si arkëtare supermarketi.

“Unë mbështetem plotësisht tek vetja dhe nuk e di se çfarë do të bëj, sepse gjatë periudhës së pandemisë kam përdorur shumicën e kursimeve të mia. Tani po mendoj seriozisht të punoj”, thotë. Marie Helvin, 69 vjeç.

Supermodelja britanike sot 69 vjeç thotë se po aplikon të

Helvin është ajo që prezantoi Princeshën Diana me Dodi Fayed në një ballo në 1989-ën.

Marie thotë se Amerika është më e mirë se Londra për të gjetur punë dhe se mund të lëvizë për atje.

Supermodelja britanike sot 69 vjeç thotë se po aplikon të

“Ata kanë më pak stigmë për moshën për të gjetur punë. Ju mund të gjeni një punë në Ëhole Foods (zinxhiri i supermarketeve) edhe në të 80-at tuaja, në Amerikë”, thotë ajo.

Kur u divorcua nga fotografi David Bailey në 1985-ën, Helvin përfitoi nga marrëveshja e divorcit 100 mijë paund.

Supermodelja britanike sot 69 vjeç thotë se po aplikon të

Pas divorcit, ajo pati një lidhje katërvjeçare me vëllain e Dukeshës së Cornwall, Camilla-s, Mark Shand, i cili vdiq pas një aksidenti në vitin 2014 në moshën 62-vjeçare.

Ndërkaq sot shpreson ende se mund të gjejë romancën.

“Nëse ndonjëherë do kem fatin të takoj dikë, atëherë do të shpresoja që ai të jetë më i madh dhe i divorcuar ose i ve, dua të them, nuk dua të lidhem me ndonjë fëmijë të vogël”.