Stil jete

Takimi i papritur në bregdet që e bëri krenare Mirela Kumbaron

Takimi i papritur në bregdet që e bëri krenare Mirela Kumbaron

Dy ministret, ajo e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu dhe e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro po monitoronin bregdetin në Durrës. Njëra për qendrat shëndetësore e tjetra për situatën e përgjithshme të sezonit të ri. Teksa iu afruan një prej çadrave dhe i pyetën pushuesit se si po kalonin, ata ia kthyen: Jemi nga Gjirokastra. Pas kësaj fjalie, si vajzë Gjirokastre sidomos, por edhe si deputete e zonës, Ministrja Kumbaro u ul dhe bisedoi pastaj për pak minuta me ta duke thënë: Ne gjirokastritët jemi kudo, jemi për të gjitha.

“Unë shkoj me Gertën për monitorim të plazheve dhe të shërbimit shëndetësor në plazhet e Durrësit dhe pushuesit të thonë:

- Unë jam nga Libohova

- Unë jam nga Gjirokastra

Ç’të të thom..! I kanë thënë të tera”

Hë mi Ogerta e shikon?!”, shkruan Kumbaro.


Tiranapost.al