Tani mund t`i rezervosh më lirë biletat e avionit me ndihmën e Google
Rezervimi i një bilete ajrore mund të jetë frustues dhe zhgënjyes teksa mundoheni të zgjidhni fluturimin më të lirë.
Google Flight të vjen në ndihmë.
Funksioni i ri i Google Flights Insights do të njoftojë përdoruesit për kohën më të mirë dhe çmimet e përballueshme për të rezervuar një biletë ajrore.
Me prezantimin e veçorisë së re, Google Flights Insights do t'i lejojë udhëtarët të shohin se kur çmimet e biletave janë më të ulëta bazuar në të dhënat historike për një fluturim specifik.
Në Google Flights, mund të aktivizohet gjurmimi i çmimeve për të marrë njoftime automatike kur bien tarifat. Njoftimi mund të konfigurohet për data specifike, ose nëse keni plane fleksibël, mund të aktivizoni gjithashtu 'çdo datë' për të marrë emaile në lidhje me çmimet nga tre deri në gjashtë muajt e ardhshëm.
Kjo veçori e re do të shfaqet poshtë menysë së përzgjedhjes së fluturimit. Sipas destinacionit dhe datës së zgjedhur të fluturimit, funksioni do të njoftojë kohën e përshtatshme për rezervim.
Në një shënim, Google përmendi gjithashtu se çmimet mesatare për fluturimet nga SHBA në Evropë kanë qenë më të ulëta 72 ditë, ose më shumë përpara nisjes. Me fjalë të thjeshta, tarifat mesatare të avionit nga SHBA-ja në Evropë rriten veçanërisht kur jeni rreth 10 javë, ose më pak nga nisja.
Google ka raportuar gjithashtu për tendencat e rezervimit të fluturimeve për Krishtlindje dhe Vitin e Ri. Sipas tendencave, koha më e mirë për të rezervuar biletat ajrore për të udhëtuar për Krishtlindje është 71 ditë para nisjes.