Stil jete

Tani përmes Whatsapp mund të flasim edhe nga kompjuteri me figurë dhe zë

Tani përmes Whatsapp mund të flasim edhe nga kompjuteri me figurë

WhatsApp po ecën me kohën. Risia më e re mbi të cilën po punon është “voice call” dhe “video call”, pra thirrje me zë dhe figurë.

Opsioni momentalisht mund të përdoret vetëm nga smartfonët dhe jo nga versioni desktop. Mirëpo shumica e njerëzve e përdorin për qëllime pune këtë aplikacion dhe e hapin përmes kompjuterit. Kjo do të lehtësonte komunikimin nga një pajisje në tjetrën.

WhatsApp theu rekordin e tij ditor për thirrjet zanore dhe videot në prag të Vitit të Ri, kur 1.4 miliard thirrje u bënë përmes këtij aplikacioni për të uruar familjarët.

*Artikulli i Metro u përshtat në shqip nga Tiranapost.al