Taylor Swift i bashkohet listës së miliarderëve! Ja sa pasuri numëron këngëtarja

E Martë 2 Prill 2024, 18:09
TiranaPost
Këngëtarja amerikane Taylor Swift ka hyrë në Listën e Miliarderëve, të përpiluar prej revistës Forbes, për herë të parë, pas regjistrimit të një pasurie prej 1.1 miliard dollarësh.
Swift, këngëtare dhe tekstshkruese, është bërë performuesja e parë që ka fituar çmimin për albumin më të mirë për herë të katërt.
Në listë ka hyrë edhe Sam Altman, krijuesi i aplikacionit ChatGPT, me një pasuri prej 1 miliard dollarësh.
Bernard Arnault dhe familja e tij, që qëndrojnë mbrapa kompanisë franceze të mallrave luksoze LVMH, e kryesojnë listën e revistës Forbes me një pasuri prej 233 miliardë dollarëve.