Stil jete

Të dielën ndryshon ora dhe kjo mund të jetë hera e fundit. Ç`duhet të bësh që sot?

Të dielën ndryshon ora dhe kjo mund të jetë hera e fundit.

Nga e diela që vjen (24 tetor duke gdhirë 25) do t`i lëvizësh akrepat e orës 60 minuta mbrapa ose thënë ndryshe: do flesh një orë më shumë. Kjo do jetë me shumë mundësi hera e fundit që ndryshon ora. Prilli i 2021-shit do të vendosë se ç`do të bëhet me temën e shumëdiskutuar të ndryshimit të orës dy herë në vit.

Parlamenti i Brukselit vendosi në gusht të 2018-ës për heqjen e detyrimit për të ndryshuar orën duke i lënë vendet të lira të vendosin për ritmin e tyre.

Çrregullimi emocional sezonal

Ndryshimi i orës nuk vjen pa ndryshime edhe në fizikun e njeriut dhe bioritmin. Ndikim ka tek të rriturit, por edhe tek fëmijët. Ndaj psikologët sugjerojnë që të fillojnë parapërgatitjet për orën e re dhe të ambientuarit me të avash-avash disa ditë para ndryshimit.

*Burimi Roba da Donne