Stil jete

Të gjitha pyetjet (dhe përgjigjet) që mund të kesh rreth Shkollës Montessori

Të gjitha pyetjet (dhe përgjigjet) që mund të kesh rreth

“Një provë e korrektësisë së procedurës arsimore është lumturia e fëmijës”, Dr. Maria Montessori.

Në Shqipëri ka filluar të flitet vitet e fundit për shkollat Montessori, por në botë është pjesë e diskutimeve të përditshme të prindërve dhe edukatorëve.

Metoda Montessori dalëngadalë po zë vendin që meriton në krye të listës së metodave arsimore më të përshtatshme, ama sërish ka njerëz që pyesin.

Të gjitha pyetjet (dhe përgjigjet) që mund të kesh rreth

Çfarë është konkretisht?

100 vite më parë jetoi gruaja që e krijoi, Maria Montessori që më krenari i dha emrin e saj. Metoda Montessori synon të nxisë zhvillimin e natyrshëm tek fëmijët, por gjetjet janë të bazuara shkencërisht dhe nëse do flisnim me terma shkencorë do përmendnim korteksin frontal dhe zhvillimin e funksionit ekzekutiv.

Dhe ku dallon kjo shkollë nga të tjerat?

Klasat janë me nxënës të moshave të ndryshme

Pse?

Sepse nxënësit më të mëdhenj mësojnë më të vegjlit. Sepse më të mëdhenjtë janë rol modele për më të vegjlit. Ky është i mësuari i natyrshëm. Po përfitimi i më të mëdhenjve? Ata formojnë aftësitë drejtuese, lidershipin që do u duhet për gjithë jetën. Kurse përfitimet e përbashkëta lidhen me komunikimin, ndërveprimin, përgjegjësinë dhe që të gjitha mësohen në veprime të vogla: si për shembull një fëmijë më i rritur i mëson të mbyllë xhupin një më të vogli.

Të gjitha pyetjet (dhe përgjigjet) që mund të kesh rreth

Një nxënës, një plan mësimor

Edhe shkollat e zakonshme kanë disa plane: javor, mujor, vjetor, por që lidhen vetëm me kohëzgjatjen dhe jo me individin. Në klasat e zakonshme mësuesit hartojnë të njëjtin plan për të gjithë nxënësit. Kurse sipas Metodës Montessori krijohet një plan për secilin nxënës. Çdo fëmijë shihet si unik me forcën dhe talentin e tij natyror.

Respekt për fëmijën

Kjo është një nga shtyllat e Montessorit që e dallon nga të tjerët.

Ku mund ta gjej në Shqipëri, nëse dua të çoj fëmijën tim?

Në Montessori Tirana. Në këtë adresë:

Adresa e Kopshtit: Rruga Mustafa Xhabrahimi
Email: [email protected]
Numër telefoni +355692020436
Instagram

Web: https://www.montessoritirana.al/

Si fillim bëj një shëtitje virtuale nëpër ambiente.

Të gjitha pyetjet (dhe përgjigjet) që mund të kesh rreth

Të gjitha pyetjet (dhe përgjigjet) që mund të kesh rreth

Të gjitha pyetjet (dhe përgjigjet) që mund të kesh rreth

Të gjitha pyetjet (dhe përgjigjet) që mund të kesh rreth

*Më shumë informacion rreth Montessori Tirana mund të lexosh më poshtë