Stil jete

Të mbajnë këmbët erë të keqe? Ja si t`i japësh fund makthit me 3 veprime

Të mbajnë këmbët erë të keqe? Ja si t`i

Jemi në javën e këmbëve dhe meqë është kështu le të trajtojmë nga nja problematikat më shqetësuese: aromën e keqe.

Mbajnë gjithë peshën e trupit sipër, i mbajmë me çorape, shapka, këpucë dhe janë gjithë ditën pa ajrosur. Kështu që nuk kanë faj që djersijnë e mbajnë erë të keqe në fund të ditës.

As larja e shpeshtë, ndryshimi i çorapeve dhe parfumosja e tyre nuk e zgjidh hallin për disa njerëz. Kjo gjendje, pra më problematike se zakonisht, quhet bromodoza dhe vjen si rezultat i përzierjes së djersës dhe baktereve. Infeksionet kërpudhore çojnë gjithashtu në bromodozë.

Ndryshimet hormonale janë gjithashtu një shkak që e shton aromën e keqe, ndaj gratë shtatzëna dhe adoleshentët kanë më shumë të ngjarë të vuajnë nga ky makth.

Stresi dhe këpucët e ngushta kontribuojnë gjithashtu.

Një mjek sugjeron disa teknika për t`i dhënë fund aromës së keqe.

Së pari: Mos vishni të njëjtat këpucë çdo ditë duke krijuar djersë të patharë mbi djersë.

Së dyti: Lajini këmbët të paktën njëherë në ditë me sapun antibakterial.

Së treti: Thajini mirë këmbët pasi lani.

*Burimi Metro