Stil jete

Të punësosh një Gen Z është një makth! Nuk hapin telefonin dhe zhduken që ditën e parë të punës

Të punësosh një Gen Z është një makth! Nuk hapin

Disa punëdhënës besojnë se Gen Z mund të jetë brezi më egoist, që dëshiron gjithçka, por nuk jep asgjë në këmbim. Shumë punonjës të rinj që mezi arrijnë të kalojnë një intervistë, janë larguar nga puna që ditën e parë të punës, shkruan The telegraph.

"Një makth" e përshkruan James McNeil përvojën e tij duke punuar me Gen Z.

Sipas tij, megjithëse Gen Z ka talent në teknologji, atyre u mungojnë aftësitë e jetës së përditshme, dhe shmangin shpesh komunikimin sy më sy.

Ata vazhdimisht kërkonin punë fleksibël dhe kishin një supozim automatik se mund të punonin nga shtëpia, shton McNeil


Jade Arnell thotë: Gen Z nuk shqetësohet për askënd tjetër, përveç hapësirës së tyre personale, dhe asaj që ata kanë nevojë dhe duan. Nuk duket se kanë panoramë më të madhe të të menduarit.

Një tjetër sipërmarrëse Shoshanna Davis pajtohet që Gen Z ka probleme, të tilla si mosdëshira për të hapur telefonin ose hezitimi për të bërë video-call, por ajo mendon se ka 'arsye të lezetshme' pas këtyre sjelljeve.

“Shumica e njerëzve kanë një përvojë pune 10 ose 11 vjet; ne kemi Gen Z që vijnë në punë sot, ku ajo përvojë u anulua për shkak të Covid-it, kështu që ata me të vërtetë humbën dhe nuk kanë punuar kurrë më parë në një zyrë". thotë ajo.