Stil jete

Të vërtetat e pathëna të kripës

Të vërtetat e pathëna të kripës

Kripa është kudo. Edhe nëse nuk mund ta shijoni drejtpërdrejt, ka shumë të ngjarë që në gjithçka, nga mëngjesi deri në darkë ta konsumosh.

Konsumi i kripës ka dalë jashtë kontrollit, duke qenë se është kthyer edhe në një mënyrë për të ruajtur ushqimin, për shembull në rastin e shëllirës së djathit apo ullinjve.

Çmimi i saj është aq i lirë, saqë askush nuk mendohet dy herë për ta blerë, plus që është edhe e domosdoshme.

Megjithatë, jo gjithmonë ka qenë kështu për sa i përket rëndësisë së saj. Dikur shkëmbehej me ar, pra vlente njësoj me arin. Luftëra janë bërë për shkakun e kripës kur ajo nxiti tregun e zi më gjithë Evropën dhe Azinë.  Disa nga kuriozitetet më të veçanta që lidhen me kripën i gjen më poshtë:

Pa kripë, do të vdisnim

Të vërtetat e pathëna të kripës

Një pjesë e arsyes pse dëshirojmë ushqime të kripura është sepse qelizat tona kanë nevojë për kripë, për të funksionuar. Çdo qelizë e vetme në trupat tanë përmban kripë në formën e joneve. Këto grimca të ngarkuara bëhen energji elektrike që fuqizon qelizat tona për të kryer cilindo funksion thelbësor, si shndërrimin e lëndëve ushqyese në energji. Meqenëse trupat tanë vazhdimisht humbin kripëra kur djersijmë ose bëjnë dush, duhet të zëvendësojmë humbjet përmes ushqimit.

Si të gjitha gjërat, edhe kripa duhet të përdoret në mënyrë të moderuar.

Ju ndoshta po hani shumë kripë

Të vërtetat e pathëna të kripës

Trupi mund të ketë nevojë për kripë për të funksionuar, por nuk ka nevojë për aq shumë. Healthline vlerëson se trupat tanë kanë nevojë vetëm për 186 miligramë çdo ditë - kjo sasi është më pak sesa një e dhjeta e një luge çaji. Fatkeqësisht, konsumimi i një sasie kaq të vogël natriumi është gati i pamundur pasi kripa është pothuajse në gjithçka që hamë dhe pimë. Organizata të ndryshme shëndetësore sugjerojnë një maksimum ditor prej 1.5 deri 2.3 gram për të parandaluar shqetësime shëndetësore si presioni i lartë i gjakut, por ne hamë shumë më tepër se kaq. Shkolla e Shëndetit Publik në Harvard vlerëson se shumica e amerikanëve konsumojnë 3.4 gram (ose 1.5 lugë çaji) natriumi në ditë. Nëse jeni në atë grup, kjo do të thotë që hani 18 herë më shumë kripë sesa trupi juaj ka nevojë për të funksionuar! Nëse hani më shumë, shumë më keq.

Kripa mund të rrisë IQ në botë

Të vërtetat e pathëna të kripës

Disi e çuditshme të mendosh se diçka e zakonshme si kripa mund të jetë në gjendje ta bëjë botën një vend më të zgjuar, por sipas The New York Times, është plotësisht e mundur.

Arsyeja është jodi. Jo vetëm që jodi mban funksionimin e duhur të tiroides tonë, por është gjithashtu thelbësor për funksionimin e shëndetshëm dhe normal të trurit. Midis atyre në rrezikun më të lartë për mungesë të jodit janë gratë shtatzëna.

Ka lloje të ndryshme të kripës, por njëra nuk është më e shëndetshme se tjetra

Të vërtetat e pathëna të kripës

Ka disa lloje kripërash. Përzierjet minerale mund të ndryshojnë në varësi të vendit ku mblidhet kripa, dhe ka metoda të ndryshme të përpunimit të saj. Shumëllojshmëria e kripërave të detit është pothuajse e pafund, sepse ju mund të prodhoni kripë nga kudo që ka ujë të kripur. Secila lloj kripe ka një aromë të ndryshme (sidomos ato të përziera me erëza si tartufi), të gjitha kanë një përmbajtje të ngjashme natriumi. Fatkeqësisht, shumica e njerëzve mendojnë se një lloj kripe është më e  shëndetshme se tjetra.

Ka mënyra të ndryshme si e nxjerim kripën

Të vërtetat e pathëna të kripës

I keni dëgjuar ndonjëherë fjalët "kripë guri" dhe "kripë deti", kjo është për shkak se ato janë teknikisht dy produkte të ndryshme. Kripa e detit bëhet nga uji i kripur i avulluar. Dielli avullon pjesën më të madhe të ujit për të krijuar një shëllirë të përqendruar. Përfundimisht, i gjithë uji avullohet, duke lënë më pas kripën e kristalizuar.

Të vërtetat e pathëna të kripës

Nga ana tjetër, kripa e gurit nuk përfshin aspak ujin. Kripa rritet gjithashtu mijëra metra nën tokë në minierat nëntokësore. Minatorët hapin vrima dhe shpërthejnë kripën e gurit nga muret duke përdorur lëndë plasëse. Nga atje, kripa shtypet. A ka ndonjë ndryshim midis dy produkteve? Pak: Kripa e detit përmban më shumë minerale dhe kripa e gurit ndonjëherë është me ngjyrë gri për shkak të papastërtive në shkëmb. Disa njerëz thonë se kripa e gurit ka një aromë më të fortë.

Përdorimi numër një i kripës nuk është për ushqimin (ashtu siç mund të mendoni)

Të vërtetat e pathëna të kripës

Kur mendoni për kripën, ndoshta mendoni për ushqimin, apo jo? Rezulton se kripa përdoret më së shumti për heqjen e akullit nga trotuaret në dimër në fabrika apo bujqësi.

Leonardo da Vinçi mund të jetë përgjegjës për besëtytninë se derdhja e kripës sjell fat të keq

Të vërtetat e pathëna të kripës

Nëse keni bestytninë se po derdhe kripë të ndjek fati i keq, fajin e ka Da Vinçi. Në pikturën e tij "Darka e Fundit", shfaqet një enë me kripë të derdhur në bërrylin e Judas Iscariot. Për shkak se është shumë afër krahut të tij, mund të supozohet se Juda aksidentalisht e përplasi dhe derdhi gjatë darkës. Bibla përshkruan se si Juda vazhdoi ta tradhtonte Jezusin pas kësaj darke, kështu që derdhja e kripës u lidh me pandershmërinë, tradhtinë dhe fatin e keq.