Stil jete

Technovation, konferenca e përvitshme nga Philip Morris International për perspektivat e të ardhmes. Pas 10 vitesh cigaret do të jenë vetëm pjesë e muzeve

Technovation, konferenca e përvitshme nga Philip Morris International

Një kompani që përqafon inovacionin?

Një e ardhme pa tym?

A do të jenë cigaret vetëm në vitrinat e muzeve?

PMI mirëpret çdo vit në qendrën e saj të Kërkim – Zhvillimit në Neuchâtel, Zvicër, gazetarë, studiues, shkencëtarë nga mbarë globi për të ndarë risitë mbi objekvitin ambicioz drejt një të ardhmeje pa tym.

Sipas CEO të Philip Morris International (PMI), Jacek Olczak, aplikimi i të gjitha novacioneve shkencore, si alternativat pa tym kërkon kohë dhe sfida më e madhe për vendet është miratimi i politikave rregullatore.

"Vonesat në implementimin e politikave rregullatore në shumë fusha, si shëndeti publik, po vonojnë përqafimin e inovacionit. Kjo vonesë rrit jetgjatësinë e cigareve dhe sëmundjeve që vijnë për shkak të konsumit të duhanit. Ne nuk duhet të humbim kohë apo të refuzojmë mundësitë për të pranuar produktet alternative, të cilat minimizojnë dëmin.“- u shpreh Olczak.

Ai është besimplotë se politikbërësit duhet të përqëndrohen tek duhanpirësit dhe të pyesin veten se cfarë mund të bëjmë për t'u ardhur në ndihmë. Gjithashtu sipas Olczak, është mjaft frustruese të jetosh në një shoqëri që nuk pranon inovacionin.

"IQOS më ka ndryshuar jetën time" është një fjali që e dëgjoj shpesh, sepse njerëzit kanë vënë re një përmirësim në cilësinë e jetës së tyre nga përdorimi i tij. Pirja e duhanit dëmton shëndetin, na çon në vdekje të parakohshme dhe tani e dimë se kemi produkte që e ndryshojnë dukshëm këtë statistikë në një perspektivë më pozitive.“- vijoi ai.

Në të njëjtën drejtim u shpreh dhe zv.drejtuesi i PMI për komunikimin, Tommaso Di Giovanni.

Technovation, konferenca e përvitshme nga Philip Morris International

“Vetëm inovacioni nuk mjafton, adoptimi i inovacionit nga shtetet dhe individët është ai që bën diferencën”

Di Giovanni përmendi si shembull shpikjen e rripit të sigurimit të makinave në vitin 1959 nga inxhinieri i njohur suedes, Nils Bohlin . Rripi i sigurimit ishte një zgjidhje ideale për të reduktuar dëmin nga aksidentet dhe tashmë është kthyer në standard në automjetet në mbarë botën. Por megjithatë në kohën e lancimit hasi rezistencë dhe u deshën afërsisht 10 deri në 20 vjet që të pranohej gjerësisht dhe të kthehej në një detyrim ligjor në shumicën e vendeve.

Duke folur më tej mbi reduktimin e dëmit nga duhani, Di Giovanni u shpreh

''“Nëse nuk pi duhan, mos e fillo. Nëse pini duhan - ndaloni. Nëse nuk mund të ndaloni - kaloni në opsione më pak të dëmshme. Ndryshoni sepse sot keni shkencë, teknologji, inovacion, keni alternativa, zgjedhje më pak të dëmshme, kaloni tek ato. Është gjëja më e mirë që mund të bëni për shëndetin tuaj.“

Sipas të dhënave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), rezulton se në botë ka rreth 1.3 miliardë duhanpirës dhe se duhanpirja është ende një nga shkaktarët kryesorë të sëmundjeve me pasoja fatale.

Presidenti i PMI për Azinë Lindore dhe Australinë, Vassilis Gkatzelis solli shembujt e suksesit të Japonisë, Zelandës së Re dhe Suedisë të cilat kanë pasur një rënie drastike në pirjen e duhanit. Ku në më pak se 10 vite prevalenca e duhanpirjes është reduktuar me rreth 50% në këto vende. E gjitha kjo falë zbatimit të politikave për reduktimin e dëmit dhe përqafimit të alternative pa tym.

Shembulli i Japonisë është ndjekur edhe nga disa vende brenda unionit si, Greqia, Portugalia, Italia, Polonia, Republika Çeke, etj.

Duke folur më tej për situatën në Europë, Massimo Andolina, Presidenti i PMI për Europën u shpreh se më shumë se 12 milionë individ kanë zgjedhur një alternativë më të mirë, duke kaluar në produktet me ngrohje, IQOS. Në këtë drejtim duhen zhvilluar politika që udhëhiqen nga shkenca dhe që e inkurajojnë inovacionin. Vetëm në këtë mënyrë mund të merren vendime që sjellin një ndryshim pozitiv për të gjithë unionin – theksoi Andolina.

Oggie Kapetanovic, Presidenti që ka zhvilluar konceptin 'Ngrohje, jo djegie' ju përgjigj pyetjes nëse cigaret pas 10 vitesh do të jenë vetëm në vitrinat e muzeve.

"Unë besoj se në 10 vjet bota do të duket shumë ndryshe. Do të ketë tregje ku shitja e cigareve do të ndalohet plotësisht. Dhe kjo është një botë shumë emocionuese dhe së bashku po luftojmë për atë botë, për atë ndryshim, ku cigaret do t'i përkasin muzeve.“- tha Kapetanoviç.

Prandaj, vitet në vazhdim janë vendimtare, sepse nëse pas 10 vitesh nuk do të kemi progres, atëherë kush do të mbajë përgjegjësi për dëmin dhe dekadën e humbur?