Stil jete

Teshtin me apo pa zë? Ja ç`tregon secila mënyrë për ty

Teshtin me apo pa zë? Ja ç`tregon secila mënyrë për

Ka pesë mënyra për të teshtirë dhe njerëzit kanë rregullat e stilin e tyre edhe gjatë këtij procesi.

Me zë të lartë e zhurmë

Këtyre njerëzve teshtitja u duket shumë e këndshme. E ngrejnë zërin dhe flasin aty ku u intereson dhe janë bindës e të sigurt në vetvete.

Teshtimë miu

Janë ata që as nuk merret vesh nëse teshtinë apo jo. E mbajën dorën shumë pranë hundës në mënyrë që të mos dëgjohet gjë. Zakonisht këta njerëz tremben lehtë, por gjithsesi janë të sjellshëm dhe socialë. Atyre u intereson shumë mendimi i të tjerëve.

Larguesi serial

Ky zakon është i vullnetshëm edhe pse të tjerëve u duket irritues. Megjithatë këta njerëz e largojnë me çdo kusht kur u vjen për të teshtirë. E kanë problem ta pastrojnë hundën në publik. Zakonisht janë të pasigurtë në aspektin shoqëror. Kanë vetëbesim të ulët.

Teshtima seriale

Këta njerëz konsiderohen nga të tjerët si të bezdisshëm dhe madje të sëmurë nga ana shëndetësore.

Ekzaminuesi paranojakë

Ekzaminuesit paranojakë gjithmonë kërkojnë mbetje të teshtimës se tyre dhe përpiqen t`i pastrojnë. Ky lloj personi është i ndjeshëm për pamjen e tij dhe shqetësohet për atë që njerëzit mendojnë për të.

Po ti si teshtin? Sido që të jetë, mos harro të vendosësh krahun përpara.

*Burimi Bright Side