Thashethemet e zyrës janë pozitive për karrierën dhe jo vetëm
Mund të të duket e pabesueshme, por është e vërtetë. Ato bisedat e zyrës që nisin nga ngrohja globale, deri tek filmi që pe dje në darkë, të ndihmojnë në karrierë.
Mund të duket si humbje kohe për vetë punonjësit dhe sidomos për shefat, por në fakt bisedat që zënë fill tek ekspresi i kafesë dhe mbyllen në fund të ditës së punës janë pozitive.
Një grup studiuesish, pasi studiuan thashethemet e korridoreve, treguan se ka një përfitim të madh midis punonjësve në pjesëmarrjen e rregullt në biseda joformale. Si ndikojnë? Rrëfimet personale janë shpesh baza për diskutime më të thella dhe më serioze të cilat mund të kenë efekte të shumta në suksesin në punë, por edhe mund të përmirësojnë mirëqenien personale duke forcuar lidhjen me të tjerët. Kolegët mund të shndërrohen në miq.