Stil jete

‘The Guardian’ vë në lojë Gwyneth Paltrow dhe njerëzit i bashkohen revistës

‘The Guardian’ vë në lojë Gwyneth Paltrow dhe

The Guardian ka botuar një shkrim sarkastik ku vë në lojë aktoren Gwyneth Paltrow. Ajo rrëfeu ditët e saj të karantinë, faktin që kishte pirë koktej çdo darkë, ndonjëherë edhe dy në ditë. Tregoi gjithashtu që kishte ngrënë makarona me bukë.

“Disa të famshëm u përpoqën të tregonin se izolimin e patën edhe më të vështirë se njerëzit e zakonshëm. Gwyneth Paltrow pranoi se izolimi e çoi drejt ekstremeve. Gjërat u errësuan. Ajo pranoi se kishte pirë dy kokteje çdo mbrëmje (natyrisht kokteje uiski me bazë quinoa); Dhe madje nganjëherë kishte ngrënë makarona me bukë - shok, tmerr i vërtetë!”, shkruan The Guardian.

Ironia vazhdon më tej, kur në Instagram u kërkonin ndjekësve të tregonin pikën e tyre më të dobët gjatë karantinës, duke u shprehur të sigurt se më keq se izolimi i Gwyneth s`ka.

Njerëzit pastaj kaq deshën. Ripostuan statusin e The Guardian dhe shkruanin: “Mua më mori babain”.

“Mua më ndau nga fëmijët dhe gruaja. As ata s`mund t`i takoja dot”. “Unë s`pashë dot nënën në orët e saj të fundit. Po sigurisht kjo nuk krahasohet me bukën që është detyruar të hajë Gwyneth.”

Gwyneth është shkëputur nga aktrimi dhe është fokusuar më shumë në blogun e saj Goop ku poston këshilla ‘lifestyle’.

*Artikulli i Fox News u përshtat në shqip nga Tiranapost.al