Stil jete

'The queens gambit', seriali me 7 pjesë që thyen rekord në Netflix

'The queens gambit', seriali me 7 pjesë që thyen rekord

Historia e jashtëzakonshme e Beth Harmon u pa nga 62 milionë abonentë në 28 ditë që është publikuar në Netflix. Dhe shifra është rekord.

Mini seriali është më i klikuari ndonjëherë në platformë dhe, në 63 vende, është në vendin e parë të dhjetë serialëve më popullore në Netflix.

Mbase ke pritur që të ishte “The Crown”, seriali i ndërtuar mbi jetën e familjes mbretërore, por jo.

'The queens gambit' ka 7 seri.

“Beth, protagonistja e serialit, është një personazh i disavantazhuar që përballet me varësinë, me humbjen dhe braktisjen. Suksesi lidhet me këmbënguljen. Por askush prej nesh nuk mund ta kishte imagjinuar që ky prodhim do të arrinte rezultate të tilla”, tha Peter Friedlander, nëndrejtor i prodhimeve origjinale të Netflix.

*Artikulli i marrë nga Vanity Fair, përkthyer dhe përshtatur nga Tiranapost.al.