Stil jete

Thirrje për zgjedhje të parakohshme në Gjermani! Ja si përgjigjet Olaf Scholz

Thirrje për zgjedhje të parakohshme në Gjermani! Ja si

Olaf Scholz nuk mendon të ndjekë shembullin e Emmanuel Macron për të çuar Gjermaninë në zgjedhje të parakohshme, ashtu siç ndodhi me Francën.

Zëdhënësi i qeverisë në Berlin, Stephen Hempstreit së fundmi ka përjashtuar mundësinë e shpalljes së zgjedhjeve të parakohshme, pavarësisht rezultatit të pafavorshëm zgjedhor për partitë në koalicionin qeverisës dhe në veçanti për Social Demokratët.

Hempstreit theksoi se Franca ka një sistem politik të ndryshëm dhe siguroi se shefi i qeverisë gjermane nuk po e mendon mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme, edhe pse Partia Social Demokrate (SPD) e kancelarit regjistroi performancën e saj më të keqe kombëtare që nga themelimi i saj një shekull më parë, me vetëm 13.9% të votave.

"Në Gjermani, Bundestagu i ardhshëm do të zgjidhet në vjeshtën e vitit 2025 dhe ne synojmë t'i përmbahemi kësaj", tha ai.