Stil jete

T'i shtysh për më vonë kënaqësitë e jetës, të bën më të lumtur

T'i shtysh për më vonë kënaqësitë e

"Lumturia rritet, në mënyrë paradoksale, kur ju nuk e bëni çfarë doni, sa herë të doni. Përkundrazi, mirëqenia e kërkon këtë disiplinë dhe vullneti për të menaxhuar kënaqësitë tuaja.

Gjatë viteve, studiuesit kanë eksploruar nëse kënaqësia e shtyrë mund të çojë në një kënaqësi dhe sukses më të madh. Dhe po. Mund ta bëjë.

Deri në çfarë shkalle arrin kjo kënaqësi, është e paqartë.

Disa njerëz mund të jenë natyrshëm më të mirë në shtyrjen e shpërblimeve se të tjerët, por ka gjithashtu prova që tregojnë se aftësia mund të kultivohet që në moshë të re. Një mënyrë për ta arritur është të mendosh qëllimisht për të ardhmen.

Nëse je i ftuar në një festë, por ke edhe për të mësuar për një provim të rëndësishëm, kujtoji vetes herën e fundit kur dole dhe nuk mësove dhe ngele në një provim.

Një mënyrë tjetër për të praktikuar kënaqësinë e shtyrë është gjithashtu, të mos mendosh për të ardhmen.

Duket paradoksale, por të jesh më i ndërgjegjshëm kur merr vendime do t'ju bëjë të optimizoni zgjedhjet tuaja.

Të dyja këto rregulla kombinojini për efektin më të mirë: Mendoni qartë për atë që po bëni tani, dhe më pas mendoni qartë se si do të reflektojë për veprimin tuaj më vonë.