TikTok-ers po japin një dorë ndihmë në martesat livando, por çfarë do të thotë?

Historikisht, një 'martesë livando' i referohej një bashkimi në dukje heteroseksual midis një burri dhe një gruaje ku njëra ose të dyja palët ishin fshehurazi pjesë e komunitetit LGBTQIA+.
I projektuar për të fshehur orientimin seksual në një kohë kur diskriminimi ishte edhe më i rëndë, sot ka marrë përmasa të tjera si fenomen dhe është transferuar në TikTok.Termi lindi fillimisht me nisjen e Hollyëoodit kur vipat homoseksualë martoheshin me njëri-tjetrin për të fshehur orientimin.
Sot, Gen Z sidomos po i bën këto martesa livando të ndihmuara nga TikTok dhe jo thjesht për të fshehur orientimin. Arsyet sot janë ato të sigurisë financiare dhe shpëtimit prej taksave të beqarëve.
Thënë ndryshe një martesë livando është një martesë e rreme.
Në shtator, TikToker Robbie Scott ishte ndër të parët që filloi trendin kur ai njoftoi se aplikimet ishin tashmë të hapura për të qenë partneri i tij në martesën livando. “Unë mund të jem burri yt, mund të jem gruaja jote, mund të jem qeni yt, mund të jem sido që të duash ti të jem”, tha ai në video.
“Gjithçka që duhet të bësh është të martohesh me mua që të mund të përballoj të paguaj një hipotekë, shërbimet komunale dhe taksat, kaq. Mund të lidhesh me kë të duash, kur të duash. Në fakt, unë të inkurajoj për këtë.”
Martesa livando, dikur dhe tani
Pra, si kaluan martesat me livando nga një taktikë mbijetese e shekullit të 20-të në një tendencë TikTok të viteve 2020?
“Historikisht, martesat me livando kanë qenë një mënyrë strategjike për individët LGBTQIA+ për të fshehur orientimin seksual të njërit ose të dy partnerëve, në mënyrë që të kenë akses në disa nga privilegjet e martesave heteroseksuale, duke përfshirë mbrojtjen ligjore, sigurinë ekonomike dhe stabilitetin social,” shpjegon terapistja Kejsi Tanner.
Gjenerata Z e ka përshtatur këtë term për të përshkruar partneritetet në të cilat komponentët konvencionale romantike dhe seksuale të marrëdhënies janë më pak të rëndësishme se siguria financiare dhe mbështetja reciproke.