Stil jete

Tinderi i ri në Spanjë janë supermarketet. Si beqarët po lënë takime me ananas në dorë

Tinderi i ri në Spanjë janë supermarketet. Si beqarët po

Një legjendë urbane që qarkullon në Spanjë nga viti 2017 është bërë sërish virale në rrjetet sociale: bëhet fjalë për trendin e "dating" në supermarketet Mercadona, pra si të gjesh shpirtin binjak në një nga zinxhirët më të njohur të vendit.

Me pak fjalë Tinder-i i ri është bërë supermarketi. Beqarët caktojnë takime për të flirtuar.

Gjithçka nisi falë një trendi në TikTok, i cili, natyrisht, ka rregullat e veta. Së pari, duhet të shkosh në një supermarket "Mercadona", midis orës 19:00 dhe 20:00.

Pjesëmarrësit, duhet të vendosin një ananas të kthyer mbrapsht brenda karrocës: kjo do t'u tregojë të tjerëve janë të gatshëm për njohje të reja.

Nëse dikujt i duket tërheqës, ai do të përplasë karrocën për një 'match'.

Por nuk mbaron këtu. Ekziston edhe një lloj kodi sekret: nëse, përveç ananasit të kthyer në karrocë, ka edhe çokollatë, kjo do të thotë se personi nuk po kërkon vetëm një aventurë të thjeshtë, por një lidhje romantike.