Stil jete

Eksperimenti famëkeq i Kentler që lejoi pedofilët të birësonin fëmijë

Eksperimenti famëkeq i Kentler që lejoi pedofilët të

Helmut Kentler ishte një autoritetet në Gjermani përsa i përket psikologjisë dhe seksologjisë. Megjithë kontributin që pati në edukimin seksual të një kombi ka edhe një hije të zezë që ia mbulon shkëlqimin, e zbuluar vetëm vitet e fundit. Për të kryer një studim të seksualitetit, Kentler lejoi disa pedofilë të birësonin fëmijë.

Marco, një inxhinier sot 38 vjeç rrëfeu historinë e tij. Ai tregon se nuk e dinte përgjatë gjithë jetës se kush ishte Kentler, derisa e pa një ditë fytyrën e tij në TV. Aty kuptoi se ishte burri tek i cili shkonte herë pas here me babain kujdestar gjatë fëmijërisë.

Marco kishte qenë pjesë e eksperimentit Kentler.

Në 1988, kur ishte 5 vjeç, Marco u përplas nga një makinë teksa kalonte rrugën në rrethin Schöneberg të Berlinit, ku jetonte me vëllain dhe nënën e tij, një nënë beqare që duhej të punonte shumë orë në ditë në një kioskë për të siguruar ushqimin për fëmijët. Punonjësit socialë vendosën që gruaja e re nuk ishte në gjendje të kujdesej për fëmijët dhe e dërguan Marcon në një shtëpi fëmije, kur më pas u mor nën kujdestarinë e Henkel. Ndaj këtij të fundit u hap një hetim për marrëdhënie homoseksuale me një nga djemtë e tij të birësuar, por vetë Kentler ndërhyri në mbrojtje të Henkel, duke pretenduar se e njihte atë prej kohësh për shkak të një projekti kërkimor dhe e pezulloi hetimin.

Ndër djemtë e shumtë që iu besuan Henkel, Marco kujton qartë Svenin, një djalë 7-vjeçar i cili ndoshta kishte ardhur nga Rumania, të dy duhej të pajtoheshin me kërkesat seksuale të babait të tyre birësues, megjithëse ata kurrë nuk folën me njëri -tjetrin për këtë temë.

“Këtë e pranova vetëm për besnikëri, sepse nuk dija asgjë tjetër. Nuk mendova se ajo që ndodhi ishte një gjë e mirë, por mendova se ishte normale. E pashë si të ishte ushqim. Njerëzit kanë shije të ndryshme për ushqimin, ashtu si disa kanë shije të ndryshme për seksualitetin”, thotë Marco vite më vonë.

Ngadalë, falë edhe ndërhyrjes së Kentler, Henkel arriti të izolojë Marcon nga familja e tij e origjinës, e cila u lejua ta vizitonte një herë në muaj, duke argumentuar se t’i shihte ata ishte destabilizuese për të.

Marco nisi të refuzonte vite më vonë për t`u përfshirë në marrëdhënie seksuale me Henkel. Ky i fundit e dhunoi disa herë i ndaloi dhe ushqimin. Kur u rrit, u bë 18 vjeç dhe mund të largohej nga shtëpia kur të donte, Marco nuk e bëri. Pse? Sepse nuk donte të linte pas një tjetër vëlla të birësuar, Marcel Kramer që ishte i sëmurë. Derisa Kramer vdiq. Atë ditë, në vend që Henkel të njoftonte ambulancën dhe policinë hezitonte.

Figura e Helmut Kentler

Eksperimenti famëkeq i Kentler që lejoi pedofilët të

Ideja e figurave atërore dhe dëmi i lidhur me të kanë një ndikim të madh në eksperimentin e kryer nga Kentler. Psikologu në fakt u ndikua shumë nga figura e babait të tij, një toger gjerman gjatë Luftës së Parë Botërore, i bindur se autoritarizmi dhe represioni ishin metodat më efektive arsimore.

“Unë kisha vetëm një dëshirë: që ai të merrte dorën time dhe ta mbante atë në të tijën”, shkroi një herë Kentler.

Në vitin 2018, tre vjet pasi doli lajmi i parë në lidhje me eksperimentin, Cornelia Schmalz-Jacobsen (FDP), në atë kohë senatore për të rinjtë dhe familjen, deklaroi se ishte në dijeni të projektit, por jo të implikimeve në lidhje me pedofilinë. Sipas ish-senatores, qëllimi i eksperimentit ishte vetëm të demonstronte përshtatshmërinë e homoseksualëve për birësim.

Sidoqoftë vetë Kentler kishte marrëdhënie seksuale me njërin nga tre djemtë e adoptuar. Në një letër drejtuar një kolegu në vitin 1985 shkruante se kishte një lidhje dashurie përmbushëse me djalin e tij 26-vjeçar i cili më vonë, në 1991-shin, kreu vetëvrasje.

Që nga viti 2015, qeveria ka vendosur një numër për të telefonuar të gjithë ish-pjesëmarrësit në eksperiment, në mënyrë që ata të raportojnë atë që ka ndodhur.