Stil jete

Tony Bennett e njohu Lady Gaga-n, pavarësisht luftës me Alzheimer

Tony Bennett e njohu Lady Gaga-n, pavarësisht luftës me Alzheimer

Për Lady Gaga-n ishte moment emocionues kur gjatë performancës së saj në Radio City Music Hall, Tony Bennett e njohu.

Këngëtari 95-vjeçar është në luftë me Alzheimer që prej 2016-ës.

Lady Gaga zbuloi se gjatë javëve para koncertit kishin kaluar kohë së bashku, por ai gjatë gjithë kohës nuk e thërriste në emër, por i drejtohej me fjalën 'e dashur'. Ajo nuk ishte e sigurt nëse ai e dinte se kush ishte. Por kur ajo doli në skenë gjatë shfaqjes së tyre të fundit së bashku, ishte emocionuese të shikonte sesi ai e njohu.

Kur Gaga doli në skenë, e përshëndeti me fjalët: “Hej, Tony”. Ndërsa turma brohoriste, Bennett tha: “Ua, Lady Gaga!”.

Humbja e kujtesës është një nga simptomat kryesore të Alzheimer dhe prek rreth 60 deri në 80 përqind të të gjithë njerëzve që vuajnë nga kjo sëmundje.

Ky nuk ishte bashkëpunimi i parë i dy artistëve. Ata kanë bashkëpunuar vite më parë edhe për një album, por sëmundja e kishte detyruar Tony Bennett të tërhiqej për disa kohë.