Fjalimi më shumë se i bukur i Roger Federer përpara të sapodiplomuarve: Jeta është më e madhe se një fushë tenisi
Legjenda e tenisit Roger Federer mori një doktoratë nderi në Kolegjin Dartmouth në SHBA të dielën. Në fjalimin e tij, Federer dha leksione frymëzuese për jetën përpara studentëve të sapodiplomuar.
Fjalimi i plotë:
Të diplomuar, e kuptoj dhimbjen tuaj
E di si ndihesh kur të pyesin, çfarë plani ke për pjesën tjetër të jetës
Ata më pyesin, tani që nuk je më tenist profesionist, çfarë do bësh?
Nuk e di. Dhe është ok mos ta dish
Pra çfarë do bëj me kohën time?
Së pari jam baba, kështu që ma merr mendja do çoj fëmijët në shkollë
Do luaj shah online kundër të panjohurve
Do fshij shtëpinë me fshesë korrenti
Për hir të së vërtetës, e dashuroj jetën e një tenisti ‘të diplomuar’
Disa mësime që kam nxjerrë përmes këtij tranzicioni
Le t`i quajmë leksione tenisi
Besoj të jenë të dobishme në jetën përtej Dartmouth
Ja ku është e para
Lehtësia është një mit
E them këtë si dikush që e ka dëgjuar shumë këtë fjalë
Lehtësia
Njerëzit mund të kenë thënë që loja ime ishte e lehtë
Në shumicën e kohës e kanë thënë atë si kompliment, por mua më ka stresuar kur kanë thënë, ai mezi djersiu
Unë nuk e di nga e gjeta këtë supertalent
Arrita aty ku isha duke u përpjekur t'u bëja ballë kundërshtarëve të mi
Unë besoj tek vetja, por besimi tek vetja duhet fituar
Po talenti është dhe po, talenti ka rëndësi
Nuk do dal këtu e t`ju them që jo, nuk ka rëndësi
Por talenti ka një përcaktim të gjerë
Shumicën e kohës nuk është si diçka që e ke dhuratë, por është kurajë
Në tenis, një forehand me shpejtësinë e duhur mund të quhet talent
por në tenis si në jetë, disiplina është gjithashtu një talent
dhe po kështu është edhe durimi ta shikosh veten si talent
të përqafosh procesin ta duash procesin është një talent
Të menaxhosh jetën, të menaxhosh veten
Mund të jenë talente gjithashtu
Disa njerëz kanë lindur me këto aftësi, por të gjithë duhet të punojnë me këto
Leksioni i dytë është vetëm një pikë
Më lejoni ta sqaroj
Ju mund të punoni më fort sesa mendonit se ishte e mundur dhe sërish të humbisni
Mua më ka ndodhur shumë herë
Tenisi është i vrazhdë
Për mua më i madhi ishte finalja në Ëimbledon në 2008-ën
Unë kundër Nadal
Disa e quajnë ndeshjen më madhështore të të gjitha kohërave
Ok, megjithë respektin që kam për Rafan, por mendoj se do të ishte shumë, shumë më mirë sikur unë të kisha fituar
Disa disfata dhembin më shumë se të tjerat
Unë e di që nuk do të kem më një gjuajtje tjetër gjashtë në një radhë
Unë humba Ëimbledon-in
Humba vendin e parë në renditje
Dhe njerëz me keqardhje thanë: Ai pati një rrugëtim të shkëlqyer
A është ky ndryshimi i gardës?
Po unë e dija se çfarë duhej të bëja
Të vazhdoja të punoja dhe të konkurroja
Në tenis, perfeksioni është i pamundur
Në 1526 ndeshje që luajta në karrierën time, unë fitova pothuajse në 80% të tyre
Tani kam një pyetje për ju
Sa % të pikëve mendoni se fitova në këto ndeshje?
Vetëm 54%
E vërteta është se çfarëdo loje që luan në jetë, ndonjëherë do duhet të humbasësh
Një pikë, një ndeshje, një sezon, një punë
Është një roller coaster me shumë ulje ngritje
Më të mirët në botë nuk janë më të mirët sepse fitojnë çdo pikë
Janë sepse ata e dinë që do të humbasin përsëri dhe përsëri dhe kanë mësuar si të përballen me këtë
Këtu është leksioni i tretë
Jeta është më e madhe se një fushë
Një fushë tenisi është një hapësirë e vogël
Që në nisje e dija se tenisi do më tregonte botën, por tenisi s`mund të jetë kurrë bota
Unë mezi po pres se ç`do të bëni ju më tej
Çdo lojë që të zgjidhni, bëni më të mirën
Kapni mundësinë, luani të lirë, provoni gjithçka
Mbi të gjitha jini të sjellshëm me njëri-tjetrin dhe bëni qejf
Urime edhe njëherë klasa e 2024-ës