Trendi i frikshëm i TikTok. Të rinjtë që hyjnë në shtëpitë e të panjohurve dhe i filmojnë
Një trend shqetësues ka nisur në mediat sociale. Të rinj që futen në shtëpi të rastësishme pa pëlqimin e pronarëve.
Një përdorues i TikTok, i cili e ka fshirë llogarinë e tij, mori shumë reagime pasi postoi një video të tij duke hyrë në një shtëpi i paftuar, me një grup miqsh.
Videoja, të cilën MailOnline e ka sfumuar për të mbrojtur privatësinë e pronarëve të shtëpive, fillon me atë dhe dy miq të tjerë që pozojnë para kamerës, duke thënë: "Duke hyrë në shtëpi të rastësishme, le të shkojmë".
Në pamjet e fshira, grupi hyn në një portë dhe injoron komplet një grua që thërriste: ku shkoni?!
Pavarësisht se gruaja bërtiste, 'Më falni çfarë po bëni?', adoleshentët kalojnë nëpër derën e mbyllur ndërsa gruaja i thërret me nervozizëm personit tjetër brenda shtëpisë.
Të rinjtë hyjnë në sallon dhe imitojnë zërin e gruas duke thirrje bashkëshortin e saj.
Vetëm pasi zotëria u lutet duke thënë: Kam fëmijë dhe janë trembur. Ata largohen.
Kjo nuk është hera e parë që grupi poston video duke hyrë në prona të ndryshme në Londër.
Në të kaluarën, ata kanë postuar video duke hyrë në shtëpinë e një familjeje hebreje, ndërsa kanë synuar edhe shkollat dhe zonat e ndaluara të supermarketeve.