Stil jete

Trump: Harry u manipulua nga Meghan. I uroj fat, se do t'i duhet

Trump: Harry u manipulua nga Meghan. I uroj fat, se do t'i duhet

Trump Mendon se Meghan ka manipuluar Harry-n vetëm që ta kthente kundër familjes së tij. Në një intervistë për GB News Tonight Trump shprehu edhe njëherë antipatinë e tij dhe tashmë të argumentuar, ndaj Dukeshës së Sussex.

"Nuk ka qenë ndonjëherë fansi i saj që nga dita zero. Unë mendoj që Harry është përdorur dhe manipuluar prej saj në menyrën më të tmerrshme. Kjo e ka shkatërruar marrëdhënien e tij me familjen. Do vijë një ditë që do pendohet shumë. Meghan ka treguar mungesë respekti ndaj mbretëreshës që është një njeri i mrekullueshëm dhe historik. Ka bërë shumë gjëra të papërshtatshme. Unë e kam takuar mbretëreshën dhe e di që është e mrekullueshme", tha Trump që shton në fund se Harry-t i uron shumë fat "se do t'i duhet".