Stil jete

Turizmi i ri nënujor, not me peshkaqenë

Turizmi i ri nënujor, not me peshkaqenë

Në Kubë, në plazhin e Santa Lucias ka nisur një turizëm i ri. Të notosh me peshkaqenët. Në mes të ujit, pa asnjë mbrojtje, as xham, njerëzit notojnë aty ku ka edhe peshkaqenë. Janë të përmasave të ndryshme dhe jo, nuk janë agresivë. Zotëria që merret me menaxhimin e biznesit (ofron bomblat e oksigjenit dhe veshjet) betohet që nuk ka ndodhur kurrë që një peshkaqen të ketë sulmuar dikë.

Konsideruar si një nga kafshët më të rrezikshme të ujit, ja që nuk është ashtu.

Ajo që mbetet për diskutim është: Sa zemër të fortë ke të notosh aty?