Stil jete

U abuzua seksualisht kur ishte 10 vjeç, rrëfimi tronditës i Bernardit në BBVIP: Më vodhën fëmijërinë

U abuzua seksualisht kur ishte 10 vjeç, rrëfimi tronditës i

Bernardi, një nga personazhet e Big Brother VIP Albania ka rrëfyer linjën e jetës ku ka treguar për ngjarjen më tronditëse që ka përjetuar, abuzimin seksual. Ishte 10 vjeç. Abuzuesi ishte fqinji i tij.

Bernardi ka treguar më herët hapur orientimin e tij homoseksual dhe sfidat e përballjes me bullizmin dhe urrejtjen.


"Isha 10 vjeç, po qëndroja në lagje dhe më dhembte barku. Më vodhën fëmijërinë. Një komshi më tha hajde me mua se do të të ndihmoj, me futi në një dhomë gjumi dhe më tha prit dy minuta, më tha ky është ilaçi, iu luta që të mos e bënte. Nuk e kam kuptuar deri në moshën adoleshente se ishte abuzim seksual.

E kam dënuar veten aq shumë sa nuk e di ta shpreh, kisha frikë të shkoja në shkollë, të kthehesha në shtëpi vetëm. Erdhi adoleshenca dhe kisha të dashurën time të parë. Më pas vendosa të largohesha në Londër, merrja rroba nga prindërit. Tentova të prisja damarët, atje njoha ish gruan time e cila më nxorri nga ferri, më pranoi siç isha. Në moshën 37 vjeçare kuptova orientimin tim seksual", tregoi Bernardi mes lotësh.