Stil jete

U kritikua pasi tha 'Ha vetëm perime', Gwyneth Paltrow sqaron pse

U kritikua pasi tha 'Ha vetëm perime', Gwyneth Paltrow sqaron pse

Themeluesja e Goop, Gwyneth Paltrow i është përgjigjur reagimit të ashpër lidhur me komentet e saj të fundit në një podcast për zakonet e saj të të ngrënit.

Në një klip tashmë viral të shpërndarë në TikTok në fillim të kësaj jave, Paltrow flet për rutinën e saj të mirëqenies.

Ajo tha se ha darkë herët në mbrëmje dhe bën "një agjërim të këndshëm me ndërprerje".

Ç'do të thotë kjo?

“Zakonisht ha diçka rreth orës 12, dhe në mëngjes ha disa gjëra që nuk ma rrisin sheqerin në gjak. Pi kafe. Më pëlqen shumë supa për drekë”, tha ajo. “Për drekë ha lëngun e kockave", tha ajo.

Ajo më tej tregoi se përpiqet të bëjë një “orë lëvizje” çdo ditë dhe kalon 30 minuta në saunën e saj infra të kuqe.

"Pastaj për darkë përpiqem të ha shumë perime. Është shumë e rëndësishme për mua të mbështes detoksikimin tim", përfundoi ajo.

Reagimi në internet ndaj komenteve të Paltrow ishte i dukshëm.

Paltrow iu përgjigj kritikave duke sqaruar se kjo nuk është dieta e saj e përhershme, por është e sugjeruar nga mjeku Will Cole, i cili ka një doktoraturë në mjekësinë natyrore.

Paltrow ka punuar me Cole për më shumë se dy vjet pasi Covidi i ka lënë simptoma inflamatore në trup.

"Kështu që unë kam punuar me Dr. Cole për t'u fokusuar në ushqime që nuk janë inflamatore ... kështu që shumë perime të gatuara, të gjitha llojet e proteinave, karbohidratet e shëndetshme për të ulur me të vërtetë inflamacionin dhe ka funksionuar shumë mirë. Kjo dietë është bazuar në analizat e mia", tha Paltrow

Covid-i i gjatë i referohet simptomave që mund të vazhdojnë për muaj ose vite pas një infeksioni të COVID-19.

Përveç inflamacionit, simptoma të tjera janë jashtëzakonisht të njohura dhe të përhapura si: mjegulla e trurit, lodhja e rëndë, dhimbje koke, rrahje të zemrës, rënia e flokëve, dhimbje gjoksi, kollitje, dispne (vështirësi në frymëmarrje), vështirësi në gjumë, dhimbje kyçes, obezitet në periudhën postinfektive, depresion, diarre dhe ndryshim në aromë ose shije.

Paltrow sqaroi se dieta e saj dhe rrëfimi nuk ka pasur për qëllim t'i imponohet askujt.

“Kjo nuk do të thotë që unë ha në këtë mënyrë gjatë gjithë kohës, çdo ditë”.

"Meqë ra fjala, unë ha shumë më tepër se lëngu i kockave dhe perimet. Unë ha ushqime lloj lloj. Ka ditë që ha edhe patate të skuqura" tha ajo.