Stil jete

Ç`u tha në gjyqin e Vanessa Bryant kundër policëve që bënë fotot e aksidentit të helikopterit

Ç`u tha në gjyqin e Vanessa Bryant kundër policëve që

Vanessa Bryant qante vazhdimisht në sallën e gjyqit të mbajtur dje në gjykatën federale. Ajo ka hedhur në gjyq sherifët dhe zjarrfikësit e turnit kur ndodhi aksidenti tragjik i helikopterit në 26 janar të 2020-ës.

Në helikopter ylli i basketbollit, bashkëshorti i saj Kobe Bryant, vajza e tyre 13 vjeçe dhe 7 miq të përbashkët. Të gjithë vdiqën si pasojë e rrëzimit të helikopterit.

8 muaj pas aksidentit tragjik, Vanessa hodhi në gjyq punonjësit e parë që shkuan të vendngjarje, pasi sipas saj ata kanë shkrepur foto të trupave të copëzuar, të kokëve të ndara nga trupi, dhe të mishit të djegur pjesërisht të të dashurve të saj.

Avokatët e Vanessës pretendojnë se sherifët i kanë shkrepur me telefonat personalë dhe i kanë shpërndarë në department për qejf. Madje shkojnë deri aty sa pretendojnë se dikush i tregoi për t`u mburrur në një takim me një grua, si për të thënë: Unë kam qenë i pari në vendngjarje.

Ata kanë një video të një sherifi pak pas ngjarjes, që ulet në një lokal, nxjerr telefonin dhe diçka i tregonin banakierit të lokalit. Pretendojnë se janë pamje nga skena e aksidentit.

Nga ana tjetër, avokatët e palës së paditur thonë se asnjë material foto apo video për të cilat Vanessa pretendon, nuk ka dalë publikisht. Asgjë nuk ekziston në rrjet. Për sa kohë nuk ka asnjë imazh nuk ka arsye sipas tyre për të ngritur këto pretendime. Foto janë shkrepur vetëm për arsye të hetimeve dhe është bërë maksimumi që asnjë të mos bjerë në duart e gabuara.

“Punonjësit e qarkut e shfrytëzuan aksidentin. Ata morën dhe ndanë foto të Kobe dhe Gianna si suvenire. …Ata hodhën kripë në një plagë të pashërueshme”, thonë avokatët e Vanessës.