Stil jete

Ushqimi që i duhet trupit për të festuar 100-vjetorin është i preferuari i të hënave shqiptare

Ushqimi që i duhet trupit për të festuar 100-vjetorin

Dilema çfarë më bën mirë e çfarë më bën keq do ta ndjekë njeriun përgjithmonë. Kush nuk do donte të jetonte sa më gjatë dhe sa në kushte të mira shëndetësore? Ushqimi është një nga ndikuesit më të mëdhenj në mirëqenien fizike, por edhe mendore.

Nutricionistët e kanë një përgjigjje për elementin bazë. E beson ose jo janë fasulet. Ushqimi i preferuar i të hënave shqiptare.

Ushqimi që i duhet trupit për të festuar 100-vjetorin

Studiuesit bënë një listë me 10 ushqimet e rekomanduara dhe gjysma e tyre u përkisnin familjes së fasuleve: nga thjerrëzat, qiqrat e sigurisht deri tek fasulet.

Studimi u bazua në menunë ushqimore të vendeve me jetëgjatësinë më të lartë dhe ku rezulton të hanë më shumë fasule.

Ky nuk është i pari që zbulon vlerat e fasuleve. Një studim i 2004-ës zbuloi se për çdo dy lugë fasule në ditë njerëzit ulnin me 8% rrezikun ndaj vdekjes.

Fasulet jo vetëm që sigurojnë karbohidrate komplekse, proteina dhe minerale, por rritin edhe sistemin tonë imunitar.

Nga sot mos i gatuaj vetëm të hënave!

*Burimi CNBC