Ushtrimi që mund të zgjidhet vetëm nga njerëzit me IQ 135 e sipër
Ky ushtrim mund të zgjidhet brenda 9 sekondave vetëm nga njerëz me IQ mbi 135, që konsiderohet e lartë.
Shikoni rrethin dhe numrat në të.
E gjen dot numrin që mungon?
Nëse jo, lexo më poshtë.
Imazhi paraqet gjashtë pjesëva të rrethit me numrat 4, 7, 13, 25 dhe 49 të vendosur në drejtim të akrepave të orës, me një pikëpyetje në pjesën e fundit.
Për të zgjidhur këtë lojë do të duhet të studioni numrat dhe të identifikoni një model midis numrave. Duhet të shikoni ndryshimin matematikor midis secilit.
Duke filluar me numrin lart djathtas dhe duke vijuar në drejtim të akrepave të orës, duhet të shikoni ndryshimin midis katër dhe shtatë, që është tre.
Hapi tjetër është të gjeni ndryshimin midis shtatë dhe 13, që është gjashtë - dyfishi i ndryshimit midis dy numrave të mëparshëm.
Pastaj do t'ju duhet të krahasoni 13 dhe 25 për të marrë 12, e ndjekur nga 25 dhe 49 që është 24.
Ju mund të vini re se me çdo sekuencë, ndryshimi i numrave dyfishohet, kështu që nëse vazhdoni këtë model, do t'ju duhet të shumëzoni me 24 për të marrë 48.
Dhe nëse ecni me këtë logjikë, numri që mungon është 97.