Stil jete

Vdes burri që jetoi 18 vjet në aeroport dhe frymëzoi filmin Terminali

Vdes burri që jetoi 18 vjet në aeroport dhe frymëzoi filmin

Merhan Karimi Nasseri, iraniani që jetoi për 18 vjet në aeroportin Charles de Gaulle të Parisit vdiq.

Shkak u bë ataku kardiak.

Nasseri i lindur në 1945-ën jetoi nga viti 1988 deri në 2006-ën në aeroport, në terminali 1. Në fillim sepse nuk kishte dokumente dhe më pas sepse pati dëshirë.

U shkëput në 2006-ën për t`u rikthyer sërish disa kohë më parë në terminal, aty ku ndërroi edhe jetë.

Vdes burri që jetoi 18 vjet në aeroport dhe frymëzoi filmin

Historia e Nasseri-t ka frymëzuar filmin e famshëm “Terminali” me protagonist Tom Hanks dhe Catherine Zeta-Jones.