Stil jete

Veliaj uron 8 marsin me gratë e policisë bashkiake

Veliaj uron 8 marsin me gratë e policisë bashkiake

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka zgjedhur që t’u urojë 8 marsin të gjithë vajzave dhe grave duke publikuar foto nga ekipi i efektiveve të Policisë Bashkiake.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Veliaj i falënderon vajzat dhe gratë për kontributin e dhënë në Tiranë.

“Gëzuar 8 Marsin për gjitha nënat, gratë dhe vajzat nga super ekipi i zonjave/zonjushave të Policisë Bashkiake!

FALEMINDERIT për kontributin e dhënë për Tiranën! Me ju dhe falë jush ky qytet është më i bukur”, shkruan Veliaj.