Stil jete

Vendimi i ri i Google dhe YouTube: Asnjë reklamë që mohon ndryshimet klimatike

Vendimi i ri i Google dhe YouTube: Asnjë reklamë që mohon
Foto nga Jeff Chiu/AP, FILE

Google dhe YouTube do të ndalojnë monetizimin me çdo reklamë që mohon ndryshimet klimatike apo jep informacion kontradiktor. Ky vendim është marrë pas atij në lidhje me dezinformimin nga vaksinat.

Nuk vjen nga hiçi. Bota po përjeton ndryshime klimatike prej vitesh, por thatësira është bërë problem thuajse në gjithë botën. Google e mori vendimin pas raportit të fundit nga një panel i Kombeve të Bashkuara që paralajmëron pasojë të tmerrshme nëse nuk merren vendime të menjëhershme për të zvogëluar ndotjen nga emetimi i gazit.

Kontrolli vlen sigurisht edhe për materialet që postohen në Google dhe YouTube mbi të cilat nuk do të mbivendosen reklama dhe nu kdo të gjenerohen fitime, nëse janë fake neës dhe shpërndajnë informacion kontradiktor.

Organizatat që luftojnë mbi ndryshimet klimatike e kanë përshëndetur këtë vendim dhe kanë theksuar se në këtë aspekt ka ende shumë për të bërë.