Vendosni rripat e sigurimit dhe ndizni imagjinatën “n'Audi", me Isli Islamin
Në një botë që vazhdimisht është në kërkim të eksperiencave të reja, Porsche Albania vjen me një projekt të ri që do të ndryshojë mënyrën se si ne e perceptojmë artin e bashkëbisedimit; vlogun "n'Audi".
Me Isli Islamin në timon, i cili del nga zona e tij e komfortit si moderator dhe na shfaqet në një rol të ri, si mikpritës i shumë personazheve të jetës publike.
Zgjedhja për të kaluar nga formati tradicional i intervistave në një qasje më interaktive sjell një frymë të re të komunikimit me publikun.
"n'Audi" premton të jetë më shumë se thjesht një bashkëbisedim; është një udhëtim eksplorimi dhe zbulimi të personazheve nga fusha të ndryshme të jetës publike të cilët ndajnë historitë dhe eksperiencat e tyre të veçanta.
Por, përtej çdo të ftuari që sjell një histori të re, dhe këndon muzikën e tij të preferuar ka dhe një protagonist të pandryshueshëm që tërheq vëmendjen; AUDI.
Automjeti, i cili simbolizon elegancën dhe inovacionin, nuk është thjesht një mjet transporti, por ai bëhet dëshmitar dhe pjesëmarrës i çdo bisede, duke ofruar një “skenë” të lëvizshme që e bën edhe më dinamike dhe argëtuese bisedën.
“n’Audi”me Isli Islamin e merr shikuesin në një udhëtim ku syri sheh peizazhet e bukura shqiptare dhe biseda shtrihet nga arti, kultura, e deri te tematikat dhe fenomenet aktuale
Porsche Albania, e ka konceptuar "n'Audi" si një eksperiencë unike për të ftuarit por dhe për publikun. Ndaj ky projekt është një ftesë e hapur për të gjithë ata që kërkojnë të përjetojnë një eksperiencë të re, plot emocione, zbulime dhe mundësi të pafundme.
Pas kësaj, vendosni rripat e sigurimit dhe ndizni motorrët për një udhëtim të paharrueshëm “n'Audi", me Isli Islamin dhe Porsche Albania.
*Ky është një shkrim i sponsorizuar