Stil jete

Vetëdija është gjendje e parehatshme dhe qenia njerëzore kërkon komoditet. Një shpjegim psikologjik për raportin e njeriut me veten

Vetëdija është gjendje e parehatshme dhe qenia njerëzore

Dr.Nicole LePera/ Sistemi ynë nervor është në një komunikim të vazhdueshëm me nënndërgjegjen.

Nëndërgjegja është një bazë e të dhënave mendore. Aty ruhen fjalët dhe kuptimi i tyre. Aty ruhen besimet më të rëndësishme. Ruhen kujtime për të cilat as nuk jemi të vetëdijshëm që i kemi.

Kjo hapësirë e lejon trurin të kursejë energji dhe të kryejë disa gjëra pa qenë plotësisht i pranishëm. Ndryshe nënndërgjegjes i themi “subkoshiencë” ku “sub” është “nën” dhe “koshiencë” është ndërgjegjia.

Sistemi nervor gjithashtu funksionon nënndërgjegjeshëm. Sistemi ynë nervor ka një objektiv thelbësor: të na mbajë gjallë. Ngecja në reagim apo anashkalimi i diçkaje janë mekanizma që i kanë siguruar mbijetesën qenies njerëzore. Ndaj jemi ende këtu ku jemi.

Jetën fillojmë ta përjetojmë që në lindje. Sistemi ynë nervor bashkë me nënndërgjegjen fiksojnë çdo moment të ri. Ne mësojmë të përgjigjemi në mënyrën se si kemi modeluar sjelljet e figurave prindërore. E gjithë kjo ndodh përtej vetëdijes sonë.

Shumica prej nesh nuk është i vetëdijshëm për këto modele, kjo është arsyeja pse ndërgjegjia e vetëdijshme është baza e kurimit. Pa të, ndihemi të bllokuar.

Pjesa më e vështirë është të bëhesh i vetëdijshëm ose thënë ndryshe të jesh në gjendje të "zgjuar". Kjo jo sepse është e pamundur, por se është tepër e pakëndshme. Kur praktikon takimin me vetveten është si të trokasësh dhe hysh brenda trupit tënd dhe të takosh e ndjesh gjithçka që ke shmangur. Gjithçka nga e cila e ke larguar vëmendjen. Takon shpesh dhimbjen nga to me të cilat përballesh. Ndonjëherë edhe turpin.

Ndaj njeriu i reziston takimit me nënndërgjegjen. Kjo rezistencë është në të vërtetë mekanizëm mbrojtës për të siguruar mbijetesën. Ky takim është si një alarm mendor dhe fizik që të thotë: “Kjo qenka diçka e re dhe ndihem kaq i pasigurt! Qenka diçka e pakëndshme”.

Kjo është arsyeja pse shumë prej nesh shndërrohen në autopilot. Se ndihen më rehat duke kontrolluar e mos u takuar me nënvetëdijen me nënndërgjegjen. Dimë atë të duam të dimë dhe kjo na ofron qetësinë mendore.  

Praktika e të lejuar çdo ditë nga pak këtë parehati, pra takimin me nënndërgjegjen, është shëruese. Të kalosh nëpër mend, çdo ditë kujtime, në sasi të vogla, është shëruese. Praktikimi i frymëmarrjes, meditimit të rritin sigurinë dhe të bëjnë të ndihesh më mirë në fund. Kjo është mënyra për të qenë krijues i vetë jetës tënde!

*Artikulli i The Holistic Psychologist u përshtat në shqip nga Tiranapost.al. Ndalohet ribotimi i shkrimit pa lejen e editorit