Stil jete

Vetëm 3% e njerëzve e kanë këtë tip të rrallë të personalitetit intelektual

Vetëm 3% e njerëzve e kanë këtë tip të rrallë

INTP do të thotë introvert, intuitiv, mendues dhe perceptues. Ky lloj personaliteti përbën afërsisht 3% të popullsisë, më shumë meshkuj.

Sipas terapistes të licencuar De-Andrea Blaylock-Solar, INTP-të janë tipa të qetë, intelektualë që u pëlqen të kalojnë kohë vetëm.

"Ata vazhdimisht mendojnë dhe përpiqen t'i kuptojnë gjërat, dhe mund ta vlerësojnë intelektin mbi emocionin".

Merrni për shembull Albert Einstein. Ai ishte një INTP dhe aftësia e tij për të bërë përparime intuitive, krijuese dhe inteligjente në fizikën teorike është ajo që i dha atij trashëgiminë e tij.

5 tipare kryesore:

1. Intelektual

INTP-të vazhdimisht u qasen gjërave nga një perspektivë logjike dhe shpesh e orientuar drejt zgjidhjes.

2. Mendimtar abstrakt

INTP-të priren të mbushen me mendime abstrakte, që lidhen me natyrën e tyre logjike, por intuitive.

3. I pavarur

INTP-të janë të njohur për të qenë të pavarur dhe nuk kanë asnjë problem të kalojnë kohë vetëm.

4. Kreativ

"Krijues" nuk do të thotë domosdoshmërisht se ky tip personaliteti do të bënte diçka si një pikturë, por përkundrazi, krijimtaria e tyre qëndron në procesin e tyre të të menduarit.

5. I qetë

Së fundmi, mos prisni që një INTP të jetë super i hapur që me takimin e parë. Ata përfundimisht do të flasin hapur për veten nëse bëheni të afërt.

Pikat e forta

Të menduarit abstrakt

Zgjidhja e problemeve

Besnik ndaj rrethit të tyre

Të llogjikshëm

Krijues

Të pavarur

Dobësitë:

I pasigurt

I ftohtë

I largët (ose në dukje i largët)

Probleme me komunikimin e ndjenjave

Mund të jetë dogmatik

INTP-të në marrëdhënie

INTP-të mund të jenë të ngadalshëm për t'u hapur me partnerin, por sapo e bëjnë, ata mund të jenë tepër besnikë dhe të dashur. Dhe për shkak se iu pëlqen të meditojnë, të mendojnë në mënyrë abstrakte dhe të zgjidhin problemet, ata vlerësojnë një partner që mund t'i stimulojë intelektualisht.

Nëse jeni duke u takuar me një INTP është një ide e mirë të jeni të drejtpërdrejtë me komunikimin tuaj dhe të krijoni një mjedis të sigurt dhe të hapur për ta, pasi ky lloj personaliteti mund ta ketë të vështirë të shprehë emocionet e tij.

INTP-të në vendin e punës

Siç mund ta imagjinoni, INTP-të pëlqejnë një karrierë ku mund ta vënë mendjen në punë, duke zgjidhur probleme dhe duke krijuar.