Vetmia mund të përmirësojë shëndetin mendor dhe emocional. E dije?
Mund të kesh lexuar vetëm shkrime që të thonë se duhet të socializohesh, të jesh në prani të njerëzve, që të ndihesh më mirë mendërisht dhe shpirtërisht.
Në fakt, vetmia mund të jetë gjithashtu e dobishme dhe të rivendosë qetësinë dhe vetëdijen tek ata që kanë nevojë për të.
Edhe vetmia ka përfitime fizike dhe emocionale, si reduktimi i stresit dhe rregullimi i humorit dhe madje mund të çojë në rritjen e kreativitetit dhe produktivitetit.
Prandaj nuk është vetëm një faktor rreziku për sëmundjet kardiovaskulare, goditjet në tru, depresionin dhe për sistemin imunitar.
Vetmia, në fakt, është një nevojë reale. Një psikolog nga Universiteti Carleton në Otava flet për fenomenin që shfaqet kur njerëzit kanë më pak vetmi se ç'duhet.
Qëndrimi i një kohë vetëm me veten, për shumicën prej nesh është e rëndësishme që të ketë një ekuilibër midis kohës së vetmuar dhe kohës së shoqëruar. Nëse ky ekuilibër mungon, mund të përjetoni momente zhgënjimi, vuajtjeje, nervozizmi ose zemërimi total.