Victoria Theilvig nga Danimarka shpallet Miss Universe 2024
E Diel 17 Nëntor 2024, 13:56
TiranaPost
Victoria Kjær Theilvig nga Danimarka është shpallur Miss Universe 2024, duke u bërë danezja e parë që fiton ndonjëherë këtë garë.
21-vjeçarja, një balerinë, sipërmarrëse dhe avokate në formim, triumfoi kundër më shumë se 120 konkurrenteve të tjera në garën vjetore të mbajtur në Mexico City.
Ajo u përshëndet me duartrokitje nga konkurrentet e tjera në skenë teksa pranoi kurorën nga mbajtësja aktuale e titullit, Sheynnis Palacios nga Nikaragua.
“Qëndroj këtu sot sepse dua ndryshim, dua të bëj histori, dhe këtë po e bëj sonte,” tha Theilvig.