Stil jete

Video/ A po e marketojnë Beckham-ët martesën e tyre “të lumtur”?

Video/ A po e marketojnë Beckham-ët martesën e tyre

Victoria Beckham ka dalë jashtë kornizave të zakonshme. Në vend të fotove ku mezi jepte një gjysmëbuzëqeshje nga ndonjë event pune, këto muajt e fundit Victoria Beckham e ka lëshuar dorën. Që prej 23-vjetorit të martesës kur bëri një ironi me të gjithë ata që nuk kishin pasur besim në lidhjen e saj dhe të David, e që thonin se ai s`e bënte të lumtur e ajo nuk dinte të qeshte.

Video/ A po e marketojnë Beckham-ët martesën e tyre

David gjithashtu shumë aktiv. Foto nga pishina, foto nga pushimet, video nga jahti. Video nga rutina e mëngjesit të Victorias. Foto me të dashurat e djemve.


Të mos flasim për dasmën e Brooklyn dhe shoë-t që Victoria dhe Beckham bënë duke hyrë në dasmë me makinën superluksoze dhuratë për djalin dhe nusen.

Video/ A po e marketojnë Beckham-ët martesën e tyre

A mos po e marketojnë David dhe Victoria lumturinë e tyre për të qenë në qendër të vëmendjes, për të ecur me hapin e kohës të rrjeteve sociale, memeve e reels-ase, si një mënyrë për t`i dhënë një dorë ndihmë edhe bizneseve të tyre të modës?