Stil jete

Video/ ‘Dhuratat nuk janë festa e vërtetë’. Reklama e Coca Colës për fundvit doli

Video/ ‘Dhuratat nuk janë festa e vërtetë’. Reklama e

Jemi zyrtarisht në sezonin e festave. Sikur shenjohen këto ditë nga reklama që Coca Cola nxjerr çdo vit. Edhe kësaj radhe, si çdo herë, zgjat më shumë se 2 minuta dhe është gati si një film me metrazh të shkurtër.


Një fëmijë vështron vazhdimisht fqinjën e tij të moshuar që jeton vetëm dhe qëndron e tërhequr. Një reklamë me Babagjysh në televizor e frymëzon që të zbukurojë me kutitë e kartonit (që për festa janë të shumta në çdo shtëpi), gjithë pallatin. Nëna e tij dhe më pas banorët e tjerë i bashkohen. Kuti pas kutie, në dritaret e gjithsecilit shndërrijnë dritat, edhe në dritaren e fqinjës së moshuar. Pikërisht në kutinë e dritares së saj mbërrin një pako që nuk ka brenda asnjë dhuratë. Ka vetëm një ftesë: Të presim të na bashkohesh nesër, në orën 1.

Të gjithë bashkë pastaj, mblidhen për drekën festive.

Mesazhi i cili është i qartë nga video, por që edhe shkruhet në përshkrimin e YouTube është: “Ky vit shërben si një kujtesë se Magjia e Vërtetë e festës nuk vjen nga dhuratat, ajo vjen nga momente të veçanta që i ndajmë së bashku”.

Dhe kur më shumë se sa në një vit pandemik, e kuptuam rëndësinë e të mbledhurit bashkë.