Stil jete

Video/ Historia e vajzës 19 vjeçe që bën dush akoma me mamin

Video/ Historia e vajzës 19 vjeçe që bën dush akoma me

Mary 55 vjeçe dhe vajza e saj Brittani 19 vjeç, nga Florida nënë e bijë lahen ende të dyja njëherësh. Ato kanë jetuar gjithmonë bashkë, edhe tani që Brittani i ka kaluar të 18-tat.

“Mënyra më e mirë për të nisur ditën është një dush i përbashkët”, thotë Mary në një intervistë.

Në një video, shfaqen të dyja dhe Mary teksa fërkon kurrizin e vajzës, si dikur kur ishte e vogël.

“Kur mami më lan trupin dhe flokët ndihem e sigurt”, thotë Brittani, kurse Mary shton se nuk i duket aspak e gabuar kjo gjë.

“Marrëdhënia jonë është ashtu siç duhet të jetë”, thotë Mary, rrëfimi i të cilës i ka ndarë njerëzit në dy pjesë: në ata që nuk shikojnë asgjë të keqe, pasi për nënën fëmija mbetet gjithmonë i tillë dhe në ata që e cilësojnë Mary-n si një nënë që s`ka arritur të krijojë kufij të shëndetshëm me vajzën e saj.

Historia e tyre është treguar në dokumentar e krijuar enkas për marrëdhënien nënë-bijë dhe ato janë një nga gjashtët rastet unike që janë trajtuar në sezonin e dytë të “sMothered”.

*Burimi Metro