Stil jete

Video/ ‘I infiltruari’ holandez këtë vit vjen në Shqipëri. Ç`do të thotë kjo?

Video/ ‘I infiltruari’ holandez këtë vit vjen në

Ka qenë kryeministri Rama që ka dhënë lajmin përmes një postimi në Facebook. Reality Shoë holandez “Kush është i infiltruari” këtë sezon ka xhiruar në Shqipëri. Të 12-të seritë janë realizuar këtu, në natyrën shqiptare. Një mundësi e mirë kjo për të promovuar vendin përpara shikuesve të programit, kryesisht holandezë, ndaj në fund të postimit Rama shkruan: “Shkurt llafi, përgatituni për një dallgë të pazakonshme turistësh hollandezë sezonin e ardhshëm”.


“NJË LAJM I BUKUR

U zbulua sot në Holandë sekreti i sezonit të ri të reality shoë-t të famshëm holandez, "Kush është i infiltruari", i cili këtë vit është xhiruar në vendin tonë me plot 12 seri, që janë promovimi më fantastik i bukurive magjepsëse të vendit tonë dhe do t'i tregojnë publikut holandez një Shqipëri krejt tjetër nga ajo e stereotipit të krijuar në kaq shumë vite për atdheun e shqiptarë

Kur trupa e xhirimit erdhi në Shqipëri për hulumtime, mundësia që vendi ynë të zgjidhej ishte fare e vogël, por në fund të qëndrimit të tyre pak ditor këtu, ata ishin 100% të bindur për Shqipërinë si vendi ideal për spektaklin e tyre.

Shkurt llafi, përgatituni për një dallgë të pazakonshme turistësh hollandezë sezonin e ardhshëm”, shkruan Rama.