Video/ Kështu duket ura e re dhe pedonalja tek Syri i Kaltër

E Shtunë 11 Qershor 2022, 09:00
TiranaPost
Nëse nuk e ke nisur akoma sezonin e pushimeve dhe nuk të ka rënë rasti të shkosh tek Syri i Kaltër, një video tregon transformimin që ka pësuar. Për këmbësorët dhe çiklistët është bërë një pedonale dhe nga pedonalja në zonën e pyllit, lidhja bëhet tashmë me një urë. është kjo në video.
Mëngjesin e sotëm e ka postuar në rrjete sociale kryeministri Rama ku shkruan: “Dhe me infrastrukturën e re për këmbësorë e çiklistë që ka ndryshuar rrënjësisht rrugën turistike drejt Syrit të Kaltër, të cilit tashmë ia kemi zgjeruar zonën e mbrojtur, me statusin e Parkut Natyror prej 290 hektarë, ju uroj një fundjavë të mbarë”.