Video/ Mbesa e Napolitanos flet për gjyshin dhe i bën për vete të gjithë
Me një pamje ujë e sapun, e veshur me një këmishë të bardhë, Sofia May Napolitani, mbesa e ish-presidentit Giorgio Napolitano ka mbajtur një fjalë lamtumirë për gjyshin e saj që mbante mend gjithçka deri eshe numrat e telefonit deri në ditën e fundi.
"Ishte një politikan dhe një lider me vlera të mëdha. Po ishte edhe një gjysh i paharrueshëm. Ishte i mençur dhe gjithë vëmendje e gjithmonë prezent për ne. Dëgjonte problemet tona dhe shqetësimet duke na kuptuar. Gjithmonë kërkonte të na jepte një zgjidhje, edhe pse ishte mjaftueshëm i zënë me problemet e tij apo më mirë të them me problemet e vendit tonë. Përherë thoshte se çdo objektiv është i arritshëm. I mbante mend gjithçka që i thoshim, ashtu si numrat e telefonit e na bënte të ktheheshim tek ai sa herë që kishim nevojë", tha Sofia teksa fshinte lotët.