Video/ NASA kap tornadon diellore, 14 herë më e madhe se Toka
E Martë 21 Mars 2023, 16:01
TiranaPost
NASA kapi imazhe mahnitëse të një tornadoje diellore, rreth 14 herë më e madhe se Toka, me një lartësi prej 74,500 milje, e cila lëvizi me një shpejtësi 310,000 milje në orë.
Astrofotografi Apollo Lasky u shpreh se cikloni diellor lëvizi për tri ditë radhazi në Polin e Veriut të Diellit, duke lëshuar një sasi të madhe gazi në hapësirë.
“Unë kurrë nuk kam parë diçka të tillë në të gjitha vitet e mia që kam vështruar diellin. Kjo është e mahnitshme”, tha Lasky.